Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, zhvilluan një bisedë telefonike ku dyshja ranë dakord se duhet të bënin gjithçka për të eksportuar grurin e bllokuar, veçanërisht nga rrugët detare, sipas një zëdhënësi të qeverisë gjermane, sipas The Guardian.
Scholz gjithashtu diskutoi me presidentin ukrainas edhe bisedën me Vladimir Putinin me 28 maj.
Had a phone conversation with @OlafScholz. Discussed enhancing defense support for ?? & ensuring global food security. Raised the issue of RF’s compliance with international rules of treatment of war prisoners. Stressed the importance of decisions on the integration of ?? in ??.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 8, 2022
Një nga temat e tjera që të dy liderët diskutuan ishte shkëmbimi i të burgosurve të luftës me Rusinë si edhe integrimin e Ukrainës në Bashkimin Europian.
Gjatë muajve të fundit, qeveria gjermane dhe kancelari Scholz kanë qenë nën presion nga Ukraina dhe politikanët në vend se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër pushtimit rus.
Por në fund të prillit, Gjermania ra dakord t’i dorëzonte Ukrainës tanket anti-ajrore Gepard dhe javën e kaluar tha se do të furnizonte Ukrainën me shtatë obus vetëlëvizës.
Ndërsa marrëdhëniet midis dy vendeve janë përmirësuar, “ne duhet të sigurohemi që dinamika pozitive të ruhet dhe të gjithë të ecim përpara dhe që të merren vendimet e duhura,” tha më 12 maj Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
/abcnews.al