Tha se humbi para nga koncerti i Nora Istrefit, këngëtarja i përgjigjet menaxherit të VIP-ave

schedule09:52 - 8 Qershor, 2022

schedule 09:52 - 8 Qershor, 2022

Nora Istrefi ka reaguar pas deklaratës së Alesio Alia, menaxher i njohur VIP-ash i cili angazhohet me koncertet e këngëtarëve shqiptarë jashtë vendit, kryesisht në Australi. Teksa po fliste për fitimet e këngëtarëve, ai përmendi rastin e një koncerti të Nora Istrefit, ku tha se ka dalë me humbje.

“Nora nuk ka pasur këngë hite, unë i bëra një favor mikut tim ngaqë ai merret me Norën. E mora dhe unë bëra diçka për festën e Pavarësisë së Kosovës dhe nuk kisha suport fare nga ata por më shumë nga njerëzit e mi dhe për t’i bërë nder nuk bëra asnjë gjë po humba lekë nga koncerti Norës.”, u shpreh ai.

Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e këngëtares, e cila përmes një shkrimi të gjatë, ka treguar versionin e saj. Sipas këngëtares, ai nuk tregon seriozitet në punë ndërsa shton se Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen, janë të kota e të pabaza.”

“Është dëshpëruese ku dëgjova një deklaratë si ajo e Alesios në Top Channel. Deklarata se ai paska humbur nga koncerti në Australi për shkakun tim është plotësisht e pavërtetë. Përkundrazi pati mjaftueshëm publik duke marrë parasysh jo-seriozitetin e Alesios në organizimin e eventeve.

E vërteta: Alesio në koncertin paraprak njoftoi se në Australi do të performojnë dy nga kolegët tanë, dhe i nxori në shitje biletat. Por, në koncert nuk këndoi njëri nga artistët më të mirë në shqiptari, dhe publiku u zhgënjye. Ky veprim i tij ndikoj që fansat të mos besojnë në mbajtjen e koncertit tim.

Apo t’ia kenë marr inat. Sikur të ishte korrekt nuk do t’i zinte salla pjesëmarrësit sikur në koncertin e dytë të mbajtur pikërisht në Australi. Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen, janë të kota e të pabaza…”,  shkroi artistja. /abcnews.al