Limfomat, çfarë janë këto gjendra të rrezikshme që na dalin në zona të ndryshme të trupit?

schedule09:45 - 8 Qershor, 2022

schedule 09:45 - 8 Qershor, 2022

Limfoma është një kancer i sistemit limfatik, i cili është pjesë e sistemit imunitar të trupit.

Sistemi limfatik përfshin nyjet limfatike (gjëndrat limfatike), shpretkën, gjëndrën e timusit dhe palcën e kockave.

Ekzistojnë shumë lloje të limfomës, por më kryesoret janë:

– Limfoma e Hodgkin (e quajtur më parë sëmundja e Hodgkin)
– Limfoma jo-Hodgkin

Se cili është trajtimi më i mirë i limfomës për ju varet nga lloji i limfomës dhe ashpërsia e saj. Trajtimi i limfomës mund të përfshijë kimioterapi, ilaçe imunoterapie, terapi rrezatimi, një transplant të palcës së kockave ose ndonjë kombinim i tyre.

Simptomat

– Nyjet limfatike të fryra
– Shenjat dhe simptomat e limfomës mund të përfshijnë:
– Ënjtje pa dhimbje të nyjeve limfatike në qafë, sqetulla ose ijë
– Lodhje e vazhdueshme
– Ethe
– Djersitje natën
– Gulçim
– Humbje e pashpjegueshme e peshës
– Lëkurë me puçrra

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Rezervoni një takim me mjekun tuaj nëse keni ndonjë shenjë ose simptomë të vazhdueshme që ju shqetëson.

Faktorët e rrezikut

Faktorët që mund të rrisin rrezikun e limfomës përfshijnë:

– Mosha. Disa lloje të limfomës janë më të zakonshme tek të rriturit e rinj,
ndërsa të tjerët diagnostikohen më shpesh te persoat mbi 55 vjeç.
– Gjinia. Meshkujt kanë më shumë gjasa të zhvillojnë limfoma sesa femrat.
– Një sistem imunitar i dëmtuar. Limfoma është më e zakonshme te
personat me sëmundje të sistemit imunitar ose ata që marrin ilaçe që
dobësojnë sistemin e tyre imunitar.
– Zhvillimi i infeksioneve të caktuara. Disa infeksione shoqërohen me një
rrezik në rritje të limfomës, përfshirë virusin Epstein-Barr dhe infeksionin
Helicobacter pylori.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!