Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Jubileu Platinum i Mbretëreshës, festë në “British School of Tirana”. Risitë e vitit akademik

schedule09:17 - 8 Qershor, 2022

schedule 09:17 - 8 Qershor, 2022

British School of Tirana është një institucion arsimor parauniversitar që ofron në Tiranë arsimin dhe shkollimin sipas modelit britanik që prej vitit 2016. Jo vetëm programet mësimore por edhe stafi akademik, struktura, mënyra e funksionimit të shkollës janë një replikim besnik i modelit britanik të arsimit aq i suksesshëm në të gjithë botën. Aktualisht në BST studiojnë më shumë se 200 nxënës në të gjitha ciklet e studimit.

Shkolla njihet nga organizatat ndërkombëtare për akreditimin e shkollave britanike nëpër botë. Së fundmi, arritjet e “BST” janë njohur edhe nëpërmjet një botimi mjaft prestigjioz me rastin e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II, e cila festoi 70 vjet në krye të monarkisë britanike. Sipas traditës britanike, për të tilla ngjarje të rëndësishme shkolla u kthye për një ditë në një rrugë londineze.

Nxënësit organizuan një Street Party ndërkohë që ndiqej transmetimi i paradës zyrtare në nder të monarkes më jetëgjatë të Mbretërisë së Bashkuar. Ata përgatitën zbukurime, lojëra dhe ushqime tradicionale duke festuar kështu edhe në Tiranë këtë ditë të shënuar për Mbretërinë e Bashkuar, e cila përkon edhe me 100 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.



E ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, administratorja Aida Breti tha se albumi zyrtar nga foto nga aktiviteti zyrtar u prezantua në Londër gjatë festimeve për Jubileun e Mbretëreshës. “Albumi është prezantuar ditën e diel, një album me foto mbi jetën e madhërisë. Sipas kapitujve dhe një përfaqësim të institucioneve britanike nëpër botë që kanë arritje të veçanta, përfshirë dhe fushën e arsimit.

Jemi të kënaqur që jemi dhe në Shqipëri dhe kemi pasur mundësinë të prezantohemi në këtë botim. Te seksioni i institucioneve arsimore është dhe shkolla jonë me një informacion të shkurtër.”, tha ajo. Më tej, administratorja theksoi foli dhe për regjistrimet për vitin e ri akademik që kanë nisur me 1 Qershor dhe do të zgjasin deri më datë 15 Qershor. Ajo theksoi se këtë vit janë hapur aplikimet dhe për gjimnaz.

Ajo theksoi se shkolla funksionon si një institucion britanik jo vetëm nga programi dhe kualifikimi i mësuesve por gjithashtu i kushtojnë një rëndësi të veçantë edukimit dhe vlerësimit të kulturave të ndryshme. Ndiqet një kalendar i njëjtë me shkollat britanike bashkëngjitur me atë të Shqipërisë. “Ka një risi sivjet me ciklin e gjimnazit. Parimi i shkollës është që nxënësit i marrim që 1 vjeç.

Funksionon dhe parashkollori dhe që nga mosha e hershme ndjekim të njëjtin program deri në universitet. Ata përgatiten dhe për testimet zyrtare në Shqipëri, qoftë mini matura dhe matura, por avantazhin kanë diplomat GCSE dhe A Level, që njihen kudo në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Nxënësit përqendrohen në katër lëndë që i studiojnë në thellësi në përputhje me degën që duan të studiojnë në universitet. Përdorim disa testime që profilizojnë nxënësin, u jepet një kohë e gjatë që të vendosim për preferencën e tyre të parë.

Shkolla i përgatit nxënësit për botën moderne të punës. Ne i përgatisim që të bëjnë një zgjedhje të mirë të parë dhe të keni aftësi adaptueshmërie, dixhitale. Nxënësit pranohen në çdo nivel. Shkolla është gjithëpërfshirëse. Kjo bëhet duke testuar njohuritë por dhe për të parë se çfarë niveli anglishteje kanë. 

Në rast nevoje për gjuhën angleze, ndjekim programe specifike për t’i ndihmuar nxënësit që të arrijnë një nivel gjuhe të mirë”, tha Aida.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!