Mark Zuckerberg ka ndërtuar së fundmi një kuti me ngjyra të ndezura, që i vjen në ndihmë gruas së tij, Priscilla, të flejë më mirë gjatë natës ndërsa kujdeset për dy fëmijët e tyre.
CEO i Facebook, ka njoftuar në faqen e tij zyrtare të Facebook dhe Instagram, shpikjen e tij të fundit.
“Kutia e gjumit” lëshon një dritë shumë të zbehur, mes orës 6 dhe 7 të mëngjesit, kur zakonisht zgjohen vajzat e tyre të vogla.
Kutia nuk tregon orën, gjë që do të shkaktonte stres për gruan e tij, Priscilla, dhe do të prishte gjumin e saj, ka thënë sipërmarrësi miliarder i teknologjisë, në një post të Instagram & Facebook.
Ai shpjegoi se:
“Meqë “gjeniu” nuk tregon kohën, nëse ajo zgjohet në mes të natës, ajo e di që mund të kthehet përsëri të flejë pa u shqetësuar për orën, deri tani, kjo ka funksionuar më mirë seç e prisja dhe Priscilla tani mund të flejë gjatë natës”.
Mark Zuckerberg e quajti pajisjen “Genius” dhe bëri me dije se, miqtë e tij e kanë mbështetur këtë shpikje të tij.
Më tej ai shkruan se në rast se ndonjë sipërmarrës dëshiron të hedhë në treg “Gjeniun” e tij, ai është i gatshëm të bashkëpunojë./abcnews.al