Parlamenti i Shqipërisë e zgjodhi Presidentin ditën e shtunë, i cili është Bajram Begaj, por shqiptarët kanë preferencat e tyre.
“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj, kanë sjellë këtë të martë se cilin do të donin për president shqiptarët.
Dhe për të sjellë sa më drejt preferencën e shqiptarëve ka menduar agjenti ynë, Altin Tufa, i cili ka zhvilluar disa vox-pope, se kë do të donin shqiptarët për president.
Siç edhe po e dëgjoni në video, qytetarët kanë në mendjen e tyre një President krejt të kundërt nga ai që u zgjodh me 78 vota ditën e shtunë në Kuvendin e Shqipërisë.
/T.H/Abcnews.al/