Ambasadori i Ukrainës i ka bërë thirrje Izraelit që t’i shesë vendit sistemi raketor të mbrojtjes “Iron Dome”. Po ashtu, ai ka bërë thirrje dhe për raketa antitank për të mbrojtur civilët kundër pushtuesit. Yevgen Korniychuk tha në një konferencë shtypi në Tel Aviv, ai tha se Ukraina dëshiron të blejë sistemin Iron Dome, ndërsa shtoi se shitja nuk do të kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara.
SHBA ka mbështetur financiarisht Kupolën e Hekurt të Izraelit për rreth një dekadë, duke siguruar rreth 1.6 miliardë dollarë për prodhimin dhe mirëmbajtjen e saj, sipas Shërbimit të Kërkimeve të Kongresit.
Sistemi është projektuar për të kapur dhe shkatërruar raketat me rreze të shkurtër të lëshuar në Izrael.
Korniychuk tha gjithashtu se Izraeli javën e kaluar refuzoi kërkesën e SHBA-së që Gjermania t’i dorëzonte Ukrainës raketa antitank “Spike” të licencuara nga Izraeli. Izraeli e ka kufizuar mbështetjen e tij për Ukrainën në ndihma humanitare dhe ishte i vetmi vend që hapi një spital ushtarak brenda vendit në fillim të vitit.
Izraeli druhet se nëse ndihmon Ukrainën do të shkaktojë një reagim të Rusisë e cila ka prani ushtarake në Sirinë fqinje. /abcnews.al/