Një i mitur, vetëm 16 vjeç kishte në shtëpinë e tij një arsenal të vogël që nuk i përshtatet moshës së tij.
Policia e Nëndrejtorit të Sigurimit të Athinës kontrolloi shtëpinë e të riut shqiptar dhe gjeti:
– shufër hekuri,
– çekiç hekuri,
– thikë zvicerane,
– kaçavidë,
– kapuç,
– doreza,
– celular.
Policia shkoi për kontroll në shtëpinë e shqiptarit pas një denoncimi se një bandë e armatosur kishte grabitur disa të mitur në zonën e Pagratit.
Atyre i’u grabitën para dhe celularë, shkruan Zougla.gr.
Policia e ka lokalizuar 16-vjeçarin në Glyfada mëngjesin e së shtunës së kaluar dhe e ka arrestuar ndërsa është në kërkim të dy anëtarëve të tjerë të bandës së dhunuesve Amoustak.
I arrestuari është dërguar në Prokurori, ndërsa hetime vazhdojnë për identifikimin e sulmeve të tjera./abcnews.al/