Interi nuk është i vetëm në garë për shërbimet e Paulo Dybala.
Argjentinasi është lojtar i lirë nga 1 korriku, pasi në fund të muajit i përfundon kontrata me Juventusin.
Interi i ka bërë një ofertë dhe palët duken pranë, por “Gazzetta dello Sport” shkruan se tani në garë është futur seriozisht edhe Atletico Madrid.
Diego Simeone e do në skuadër dhe Interi duhet të nxitojë për të arritur një marrëveshje. / abcnews.al