Një ditë më parë, Noizy i përfshi në një sherr me ish-anëtarin e grupit TBA, Kleviol Ahmeti i njohur me nofkën “Cllevio Serbiano”. Thuhet se sherri ka filluar pasi ky i fundit ka folur kundër reperit në rrjete sociale. Pas lirimit nga burgu, Klevio ka ofenduar sërish anëtarët e OTR.
Dje, ai ka vendosur që të shkojë tek lokali i Noizyt në Durrës por duket që kjo gjë nuk u prit mirë nga ky i fundit dhe e gjithë situata ka agravuar në përleshje. Sot është publikuar dhe videoja e plotë, ku shihet Noizy së bashku me ish konkurrentin e “Për’puthen”, Geljan Rajku teksa “masakrojnë” me grushte Cllevion.
/abcnews.al