Sazani nën “pushtetin” e zjarrit, Greqia i jep një avion për shuarjen e flakëve Shqipërisë

schedule23:51 - 6 Qershor, 2022

schedule 23:51 - 6 Qershor, 2022

Ndërkohë që prej tre ditësh forcat e ushtrisë dhe punonjësit e ADZM-së po luftojnë me flakët në Sazan, Shqipëria ka arritur të sigurojë një mjet ajror për fikjen e zjarreve nga Greqia.

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, bën me dije se Greqia ju përgjigj pozitivisht kërkesës tonë, duke na sjellë një avion zjarrfikës Canader.

Ai do të jetë gati të ndërhyje në qoftë se do gjykohet nga ekspertët herët në mëngjes.

Dikasteri i Mbrojtjes njofton se avioni Canadair CL 415 vjen si mbështetje e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, “Emergency Response Coordination Centre” (ERCC).

Më herët Agjencia Kombtare e Mbrojtjes Civile kishte bërë një kërkesë drejtuar këtij mekanizmi të Bashkimit Europian. Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës së Shqipërisë, duke parë se vendi ynë nuk ka pasur asnjë helikopter në dispozicion për shuarjen e flakëve.

/Abcnews.al/