Rusia kthen në Ukrainë trupat e ushtarëve që u vanë në fabrikën e çelikut të Mariupolit

schedule21:54 - 6 Qershor, 2022

schedule 21:54 - 6 Qershor, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se Rusia mban më shumë se 2,500 mbrojtës ukrainas të Mariupolit si robër dhe kërkoi që t’i kthente.

Ndërkohë, dhjetëra kufoma të ushtarëve ukrainas që vdiqën duke mbrojtur fabrikën e çelikut Azovstal të qytetit janë kthyer në Kiev, sipas Associated Press.

Trupat tani janë duke u identifikuar përmes testit të ADN-së, tha komandanti ushtarak ukrainas Maksym Zhorin në një raport ekskluziv nga agjencia.

Për muaj të tërë, ushtarët ukrainas të vendosur në fabrikën e rrethuar të çelikut i penguan forcat ruse të pretendonin kontrollin mbi të gjithë Mariuopolin. Por në maj, mbrojtësit e vendit ia dorëzuan fabrikën e çelikut forcave ruse, në pamundësi për të vijuar betejën. /abcnews.al