Thumanë-Kashar, Balluku: Nuk do të vendoset asnjë tra, në rast se nuk do të ketë rrugë dytësore

schedule18:14 - 6 Qershor, 2022

schedule 18:14 - 6 Qershor, 2022

Segmenti Thumanë-Kashar ka qenë temë debati në seancën plenare të ditës së hanë mes deputetes së opozitës Greta Bardeli dhe Ministrises së Energjisë dhe infrastrukturës, Belinda Balluku.

Deputetja Bardeli ngriti si shqetësim të qytetarëve traun që do të vendoset në aksin Thumanë-Kashar ku qytetarët pas përfundimit të rrugës do të paguajnë 2.5 euro, për të kaluar në rrugë, duke e cilësuar një koncension korruptiv.

Por i menjëherëshëm ka qenë reagimi i ministres balluku, e cila theksoi se taksimi i makinave në Shqipëri në rrugët e reja që do të ndërtohen është i njëjtën, ashtu siç ndodh në çdo vend të Bashkimit Europian.

Ajo theksoi se qeveria shqiptare është zotuar dhe i ka vendosur si kusht kompanisë koncensionare që do të vjelë taksat në Thumanë-Kashar, se nuk mund të vendosë asnjë tra në rrugë, nëse nuk do të ketë rrugë dytësore, ku qytetarët të mund të zgjedhin.

“Taksimi në rrugë nuk është një gjë e re, ajo do të funksionojë njëlloj si në çdo vend tjetër të BE-së. Ju kujtoj se qeveria shqiptare është zotuar që asnjë rrugë nuk do të ketë tra, në rast se nuk do të ketë një rrugë alternative”, tha Balluku.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!