Zjarri në Sazan, Berisha: Ushtria në kolaps të plotë, helikopterët nuk ngrihen dot më në ajër

schedule13:00 - 6 Qershor, 2022

schedule 13:00 - 6 Qershor, 2022

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar për zjarrin në Sazan, ndërsa shkruan se ushtria është në kolaps të plotë. Sipas tij gjysma e ushtarëve kanë dhënë dorëheqjen, [randaj helikopterët nuk ngrihen dot në ajër. Referuar denoncimi të qytetarit Berisha shkruan “se oficerët, gjer tek ata të lartë punojnë pasdite si roje sigurie ose barmen apo kamerier në lokale, bare restorante sepse rrogat e tyre janë të ulëta dhe nuk përballojnë dot kërkesat familjare”.

Postimi i plotë i Berishës:

Ushtria në kolaps të plotë! Gjysma e ushtarëve kanë dorëzuar dorëheqjen në komandat e tyre për shkak të rrogave shumë të ulëta dhe kushteve të papërshtatshme.
Oficerë madhorë të saj punojnë pasdite në bare dhe restorante për të plotësuar rrogat e ulëta që marrin. Të gjithë helikopterët nuk ngrihen dot më në ajër.

Anijet e flotës detare nuk janë në gatishmëri. I bëj thirrje NATO-s të ndërmarrë një inspektim për vlerësimin e gjendjes tejet të rëndë të Forcave të Armatosura të një vendi anëtar të saj! Lexoni mesazhin e oficerit dixhital!

Përshëndetje dr. jam oficer i Ministrisë së Mbrojtjes gjendja katastrofë e forcave tona të armatosura më detyron të ju drejtohem me këtë mesazh.

Ushtria jonë sot është në gjendjen e saj më të vështirë në të gjitha aspektet dhe në të gjitha fushat.
Aktualisht më shumë se gjysma e ushtarëve kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre pranë komandave, por ato nuk ju pranohen dhe ata për shkak të kontratës qëndrojnë në detyrë krejtësisht të pamotivuar. Dorëheqjet e tyre lidhen me rrogat fare të ulëta të ushtarëve dhe kushtet krejt të papërshtatshme.

Oficerët, gjer tek ata të lartë punojnë pasdite si roje sigurie ose barmen apo kamerier në lokale, bare restorante sepse rrogat e tyre janë të ulëta dhe nuk përballojnë dot kërkesat familjare.
Shumë e keqe është gjendja në flotën ajrore dhe detare të ushtrisë tonë.
Birn ka investiguar dhe ka bërë publike par 10 ditësh fenomenin e mos funksionimit të Flotës Ajrore dhe Detare të Ushtrisë Shqiptare si vend anëtar i NATO-s..!

Asnjë helikopter, përfshi dhe helikopterët CUGAR që janë blerë 10 vitet e fundit dhe kanë kushtuar mbi 100 milionë euro, nuk ngrihen qoftë dhe një minutë në ajër sepse janë jashtë gatishmërie…!

Kjo u vërtetua dhe vitin që shkoi, ku gjatë verës kishte me qindra vatra zjarri dhe Flota Ajrore Shqiptare nuk u ngrit qoftë dhe për një minutë me fik zjarret, por u desh me i kërkuar ndihmë Mekanizmit të Mbrojtjes Evropiane..!

Po kështu është situata dhe me Flotën Detare, ku asnjë anije luftarake nuk është në gatishmëri…!
Prej 3 vitesh asnjë helikopter apo anije luftarake nuk janë në gatishmëri dhe një gjë të tillë e raportojnë në buletinin ditor të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë…!

/abcnews.al