Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin britanik për zhbllokimin e porteve të vendit të tij dhe shmangien e një krize globale ushqimore, shkruan skynews.
Rusia dhe Ukraina janë eksportuesit më të mëdhenj të disa prej ushqimeve kryesorenë botë dhe që nga shpërthimi i luftës, janë ngritur shqetësime krizën e mundshme globale ushqimore. Të dy vendet janë përgjegjëse për 53% të tregtisë globale të vajit dhe farave të lulediellit dhe 27% të tregtisë së grurit.
Talked with @BorisJohnson. Told about the situation on the front. Received confirmation of a new enhanced defense support package for ??. Raised the issue of intensifying work on security guarantees. Jointly with ?? we’re looking for ways to avoid the food crisis & unblock ports.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 6, 2022
Për momentin, Ukraina ka në magazina sasi të mëdha gruri, të cilat, për shkak të luftës, nuk ka qenë në gjendje t’i eksportojë. Ndërsa shumë kompani të transportit detar nuk janë të gatshme të marrin rrezikun e transportit të mallrave brenda dhe jashtë vendit të shkatërruar nga lufta.
“Kam biseduar me Boris Johnson. I tregova situatën në front. Së bashku me Mbretërinë e Bashkuar po punojmë për të gjetur mënyra për të shmangur krizën ushqimore dhe për të zhbllokuar portet,” tha Zelensky.
/abcnews.al