Lavrovit i bllokohet udhëtimi në Serbi, reagon Rusia: Veprim armiqësor

schedule12:45 - 6 Qershor, 2022

schedule 12:45 - 6 Qershor, 2022

Rusia e ka cilësuar vendimin e Bullgarisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut  për të mbyllur hapësirën ajrore për kalimin e avionit në të cilin udhëtonte ministri i saj i jashtëm, një “veprim armiqësor”, sipas skynews.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u detyrua të anulojë udhëtimin e tij në Serbi sot pasi një sërë vendesh ndaluan avionin e tij të hynte në hapësirën e tyre ajrore. Kremlini e ka përshkruar veprimin nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Mali i Zi si “veprim armiqësor”.

Nga ana tjetër, Lavrov duke folur për situatën e quajti veprimin e vendeve, “të paprecedentë”.

“Ne ende nuk kemi marrë një shpjegim për vendimin”, tha ai.

Ai shtoi se homologu i tij serb është ftuar në Moskë dhe ai “shpreson se udhëtimi i tij nuk do të pengohet nga BE-ja.”Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se veprime të tilla mund të shkaktojnë probleme me orarin e takimeve diplomatike të nivelit të lartë.

Megjithatë, ata nuk do ta pengojnë Moskën të mbajë kontakte me vendet mike, theksoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!