Terry Gonzalez nga Austin, Teksas është një njeri me histori të trishtë por me një vullnet të fortë për të mbijetuar. Ai fillimisht humbi shtëpinë nga zjarri ndërsa më vonë dhe kamionin e tij. I gjendur përballë kësaj situate, vazhdoi të jetonte në makinë.
Më kalimin e kohës, ai donte të krijonte më shumë hapësirë për veten dhe kafshët e tij shtëpiake. “Nuk dija çfarë të bëja, dhe më pas gjeta një strukturë metalike dhe kuptova se do të ishte ideale për makinën time ”, tha Gonzales për Fox7 Austin.
Ai ka përdorur gjëra të vjetra për të ndërtuar këtë shtëpi. Gonzalez tregon se policia e ka ndaluar disa herë, por nuk ka marrë asnjë gjobë apo paralajmërim. Ai tha se policët më së shumti u intereson se si e ka bërë shtëpinë e re.
/abcnews.al