VIDEO/ Elvana Gjata goditet në mes të palestrës

schedule12:18 - 6 Qershor, 2022

schedule 12:18 - 6 Qershor, 2022

Elvana Gjata është padyshim një ndër emrat më të pëlqyer shqiptar. Kohët e fundit, ajo ka qenë mjaft aktive me projekte muzikore, kryesisht bashkëpunime. Por nuk lë pas as rrjetet sociale, ku ndan shpeshherë momente të këndshme dhe qesharake.

Së fundmi, Elvana ka treguar një incident që i ka ndodhur në palestër. Këngëtarja ka ndarë një video ku po bënte stërvitje bashkë me një mikeshën e saj. Por në një moment, gjërat nuk shkojnë mirë dhe topi i fitness-it godet këngëtaren dhe bie përtokë.

@itselvanagjatagym on Sunday

♬ original sound – Elvana Gjata

Kujtojmë që pak javë më parë, Elvana ndau gjithashtu një moment gazmor me ndjekësit. Ajo ndau dy foto nga sfilata por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte njëra prej tyre, ku këngëtarja shihej përtokë teksa po dilte nga makina.

Sigurisht, kjo ishte thjesht një shaka nga ana e këngëtares.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!