Mediat italiane dhe ato botërore janë mbushur me spekulime dhe informacione ende të pakonfirmuara deri më tani se Papa Françesku pritet të dorëhiqet nga detyra duke ndjekur hapat e Benediktit. Gjithçka ndodh pas përkeqësimit të shëndetit të tij dhe detyrimit për të lëvizur me karrige me rrota gjatë muajve të fundit.
Këto thashetheme u shtuan javën e kaluar kur Françesku njoftoi se ishte duke përfunduar emërimet në Kolegjin e Kardinalëve, të cilët më pas kanë të drejtën për të zgjedhur Papën e ri. Gjithçka pritet të përfundojë më datë 27 gusht.
Papa po ashtu ka njoftuar po ashtu edhe dy takime të rëndësishme për të njoftuar kardinalët në lidhje me ndryshimet e bëra në “Kushtetutën e Vatikanit” dhe këto lëvizje janë lexuar nga mediat vendase si veprimet e fundit të një Pape para largimit./abcnews.al/