Ishte dënuar me 5 vite burg, arrestohet 27-vjeçarja në Tiranë, për çfarë akuzohet

schedule09:14 - 6 Qershor, 2022

schedule 09:14 - 6 Qershor, 2022

Një 27-vjeçare e shpallur në kërkim kombëtar, pasi ishte dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Korçës për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim, është arrestuar nga policia e Tiranës.

Në njoftimin e bluve të kryeqytetit, thuhet se pas finalizimit policor të koduar “Sunday” në pranga ra Monika Shaqiri, 27 vjeç banuese në Tiranë.

Sipas policisë, 27-vjeçarja ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 04.03.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!