Olimpiada e “Oxbridge” për të pestin vit në Tiranë

schedule20:38 - 27 Prill, 2019

schedule 20:38 - 27 Prill, 2019

Të gjithë të rinjtë të cilët mendojnë për të studiuar jashtë, “E&B Consultancy” dhe “Kings Education” zhvilluan për të pestin vit në Tiranë olimpiadën “Oxbridge” e cila ofron bursa studimi në Britaninë e Madhe.

Për të pestin vit me radhë “E&B Consultancy” organizoi olimpiadën e bursave për studime në Mbretërinë e Bashkuar. Për fituesin, bursa përfshin pagesën 100% të taksës së shkollimit për dy vite “A Level” në një nga kolegjet e Kings Education Group në Britani. “A Level” është një nga maturat angleze përmes të cilës studentët shqiptarë mund të aplikojnë më pas për universitet në Angli.

I pranishëm në Olimpiadë, drejtori global i “Kings Education”, prof. Michael Parris, i cili tregoi edhe për benefitet që ofron kjo olimpiadë për studentët.

Edhe përfaqësuesit e E&B Consultancy dhanë disa detaje për aplikantët e shumtë dhe mundësitë që ofron olimpiada për studimet në Britani.

Nga ana tjetër edhe vetë të rinjtë shprehen mjaft entuziastë për mundësinë që ju ofrohet nga E&B Consultancy dhe Kings Education për të studiuar në Britani.

Më shumë se 100 studentë shqiptarë zgjedhin çdo vit Britaninë e Madhe si destinacion në rrugën e dijes. Shumica prej tyre zgjedhin “E&B Consultancy” si partner në këtë mision të ri të jetës së tyre për të studiuar jashtë vendit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!