Katër kadetë parashutistë rusë, janë përjashtuar nga radhët e ushtrisë pasi protestuan kundër ndryshimit të ngjyrës së uniformës nga bojë-qielli në jeshile. Ngjarja ndodhi në shkollën prestigjioze të luftës në Riazan.
Rreth 40 kadetë parashutistë të shkollës prestigjioze të luftës në Riazan, e cila përgatit zyrtarë të trupave të parashutistëve, protestuan kundër ndryshimeve që i janë bërë uniformave të tyre. Ata sfiduan para monumentit të themeluesit të ushtrisë së parashutistëve, gjenerali Margelov, duke hequr gradat nga supet dhe duke i hedhur në këmbët e monumentit. Në disa nga gradat shkruheshin kritika ndaj komandos së ushtrisë, por kërkohej dhe falje pasi nuk arritën të mbronin ngjyrën bojë-qielli të uniformës.
Protesta u nis pas vendimit për të zëvendësuar ngjyrën bojë-qielli me jeshilen e errët. Gjenerali Margelov është miti i të gjithë para ushtarakëve rusë, themelues i ushtrisë së parashutistëve dhe krijues i uniformës klasike në ngjyrë bojë-qielli. Shkolla e luftës Riazan është më antikja në Rusinë modern. U krijua në vitin 1918 si shkollë për komandantët e Rojeve të Kuqe, më pas e transformuar në shkollë lufte për parashutistët. Një vit më parë ajo festoi 100 vjetorin e krijimit. Komandanti aktual i ushtrisë së parashutistëve, gjenerali Shamanov, deklaroi se kishte përjashtuar katër kadetë për mosbindje dhe shkelje të disiplinës./abcnews.al