Vazhdon “replikat”, Longo: Kur unë luaja në “Camp Nou” e “Allianz”, ekipi Gjicit kishte 45 pikë

schedule17:40 - 4 Qershor, 2022

schedule 17:40 - 4 Qershor, 2022

Vazhdon “telenovela” mes Diego Longos dhe Safet Gjicit, me palët që pas “ndarjes” së tyre kanë vazhduar me polemikat në distancë.

Në fillim ish-trajneri i italian do të shprehej pas largimit të tij se të stërvitesh te Kukësi duhet të paguajnë para, ndërsa nuk vonoi kundërpërgjigjja e presidentit të nderit të verilindorëve, ku do ta quante Longon një mashtrues.

Ndërsa replikat nuk kanë të munguar, pasi Longo për “Panorama Sport” do të shpreheh se çdo gjykim i Gjicit atë e bën të ndihet krenarë, ndërsa vetë ka udhëtuar gjithë botën, ndryshe nga Gjici që nuk ka dalë nga Kukësi, tha ndër të tjera longo.

“Çdo shprehje vulgare dhe çdo gjykim negativ apo, më keq akoma, përbuzës nga ana e Gjicit, mua më bën të ndihem krenar, sepse jam një trajner që ka fituar 8 trofe ndërkombëtarë, mes të cilëve edhe një Ligë Kampionesh.

I them Gjicit se kur ai grumbullonte 45 pikë me skuadrën e tij, unë luaja në ‘Kamp Nou’ ose në ‘Juventus Stadium’.

Kam më shumë se 600 ndeshje ndërkombëtare dhe falë futbollit unë kam shëtitur gjithë botën, ndërsa ai nuk ka dalë kurrë nga Kukësi”, ka deklaruar Longo. /f.a/abcnews.al