Në Kosovë, Urim ka linçuar nismën “Let’s Do It Peja” për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore dhe dëmet e shkaktuara nga menaxhimi i dobët i mbeturinave.
I ballafaquar me ndotjen plastike dhe mungesën e ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore, Urim ka hapur shoqatën “Let’s Do It Peja” që nga viti 2014. Qëllimi i saj është sensibilizimi i banorëve për mbrojtjen e mjedisit për “një Kosovë të pastër dhe të gjelbër”.
Modelet e konsumit në Kosovë, që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, janë orientuar fort tek plastika, pa u marrë në dorë menaxhmenti i kësaj të fundit. Çdo blerje shoqërohet me qese plastike, të cilat i shtohen mbetjeve të tjera të hedhura në rrugë, lumenj dhe male, raporton positivr.fr.
Për Urim, menaxhimi i mbeturinave dhe riciklimi janë çështje qendrore në këtë vend – së bashku me ato të reduktimit të ndotjes së ajrit, ujit ose shpyllëzimit – por jo deri më tani nuk kanë qenë prioritet i qeverisë.
Në vitin 2014, ai themeloi “Let’s Do It Peja”, i cili “mbron, edukon dhe punon për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit në Kosovë”. Veprimet përfshijnë rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore, instalimin e koshave në shkolla dhe vende publike,, mbështetjen e komunave në planet e tyre të menaxhimit të mbetjeve etj.
Meqenëse mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e të gjithëve, bashkëpunimi është thelbësor dhe në nivele të ndryshme. Fillimisht plani u realizuar vetëm në qytetin e Pejës, por projektet janë shtrirë edhe në Shqipëri, Malin e Zi, Maqedoni dhe Serbi. Për shembull, ekziston një projekt në bashkëpunim me Shqipërinë për mbrojtjen e lumit ndërkufitar Drin. Urim është i vetëdijshëm se ndryshimi i mënyrave të të menduarit dhe veprimit mund të zgjasë dekada./abcnews.al