Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti i Francës e pranon: E këshillova Mbappe të qëndrojë te PSG

schedule14:25 - 4 Qershor, 2022

schedule 14:25 - 4 Qershor, 2022

Emmanuel Macron konfirmoi se ai kishte telefonuar Kylian Mbappe para se sulmuesi i PSG-së të njoftonte refuzimin e tij për t’u transferuar te Real Madrid dhe e kishte këshilluar atë të qëndronte në Francë.

Në intervistën e gjatë të publikuar sot nga gazetat kryesore rajonale dhe nga “Le Parisien”, Macron konfirmon atë që tha Mbappe në konferencën për shtyp në të cilën zyrtarizoi rinovimin me PSG. Lojtari tha se kishte marrë këshilla nga presidenti francez i cili shpresonte se ai do të qëndronte te PSG.

Macron, një tifoz i Marseille, konfirmoi versionin e Mbappe.

“Ju siguroj, nuk ndërhyj në asnjë transferim, jam si çdo qytetar i zakonshëm kur bëhet fjalë për sportin.

Unë e dua futbollin dhe dihet që jam një tifoz i Marseille. Por Mbappen e telefonova dhe e këshillova të qëndronte në Francë. Unë dua që lojtarë të mëdhenj të qëndrojnë në vendin tim”, u shpreh Macron, presidenti i Francës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!