Një 21 vjeçar hyri në një muze arti në Dallas, Teksas dhe shkatërroi disa artefakte greke me vlerë 5 milionë dollarë pas një sherri me të dashurën e tij. Brian Hernandez u kap nga rojet e sigurisë të mërkurën mbrëma në Muzeun e Artit në Dallas, Teksas.
Pas ngjarjes, ai tha në polici se kishte vendosur që të shkatërronte veprën e lashtë sepse ishte acaruar me partneren e tij. Hernandez shkatërroi të paktën tre artefakte të lashta greke rreth 2500 vjeçare. Vlerësimet e këtyre artefakteve kalonin shifrën e 5 milionë dollarëve.
“Sendet brenda vitrinës që u shkatërruan janë artefakte të rralla të lashta që janë jashtëzakonisht të çmuara. Ne vlerësojmë se dëmi i shkaktuar kap vlerën e 5 milionë dollarëve”, tha policia në një deklaratë.
/abcnews.al