Pashka Ortodokse ka shtuar fluksin e lëvizjeve ne Pikën Kufitare të Kakavijës gjatë ditëve të fundit. Sipas informacionit zyrtar vetëm 40 orët e fundit ka pasur një rritje të fluksit të të ardhurve në Shqipëri me rastin e kësaj dite të shënuar. Janë regjistruar me se 17 mijë vetë në hyrë nga Greqia.
Por, i lartë është edhe numri i atyre që udhëtojnë drejt shtetit fqinj për të kremtuar Pashkët. Sipas policisë kufitare më shumë se 10 mijë persona janë larguar jashtë vendit dy ditët e fundit.
Pala shqiptare punon me 6 sportele gjithsej kurse pala greke me 4 të tilla. I lartë ka qenë gjithashtu edhe numri i atyre që kanë ardhur për Pashkët nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës./abcnews.al