Inteligjenca ukrainase: Jemi në kontakt me ushtarët që iu dorëzuan rusëve Azovstal

schedule08:28 - 4 Qershor, 2022

schedule 08:28 - 4 Qershor, 2022

Shërbimet e inteligjencës të Ukrainës janë në komunikim me luftëtarët e kapur të fabrikës së çelikut Azovstal dhe Kievi po bën gjithçka që mundet për të siguruar lirimin e tyre, tha ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrskiy të premten.

Pasiguria ka rrethuar fatin e qindra luftëtarëve të arrestuar nga Rusia në mes të majit, pasi u urdhëruan të largoheshin, raporton Reuters.

“Përmes shërbimeve të inteligjencës po mësojmë për kushtet e ndalimit, ushqimin dhe mundësinë e lirimit të tyre”, tha Monastyrskiy në televizionin ukrainas.

“Ne e dimë se ata do të jenë të gjithë këtu, në Kiev, dhe po bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë këtë”, shtoi ai më tej.

Rusia tha në maj se pothuajse 2,000 ukrainas ishin dorëzuar pasi ishin të fundit në rrënojat e Mariupolit, ku qëndruan për javë të tëra në bunkerë dhe tunele poshtë fabrikës së madhe të çelikut Azovstal.

Kievi dëshiron që luftëtarët të kthehen në një shkëmbim të burgosurish. Disa ligjvënës të lartë rusë kanë kërkuar që disa prej ushtarëve të dalin në gjyq. Kremlini ka thënë se luftëtarët që u dorëzuan do të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare. /abcnews.al