Një derr i egër që doli me shpejtësi nga deti në një plazh në Costa del Sol, plagosi një grua që po bënte banjo dielli. Menjëherë gruaja u dërgua në spital, për t’i dhënë ndihmë mjekësore.
Pamjet nga sulmi tregojnë turistët dhe notarët duke bërtitur dhe duke u fshehur ndërsa derri i egër vrapon përgjatë plazhit.
Megjithatë, rojet e plazhit arritën ta largonin kafshën nga plazhi.
Edhe pse nuk dihet se si kafsha përfundoi në det, besohet se është gjetur në parkun e afërt Serra Gelada, i cili shtrihet në zonat Benidorm, Alfaz del Pi dhe Altea.