Reagimi epik i gazetarëve, kur Rama shpalli Bajram Begajn kandidat të PS për President

schedule20:18 - 3 Qershor, 2022

schedule 20:18 - 3 Qershor, 2022

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, do të jetë kandidati për President i Republikës së Shqipërisë, i cili do të votohet ditën e shtunë në Kuvend në orën 18:00.

Emri i tij u bë publik nga vetë kryeministri Edi Rama, pas mbarimit të mbledhjes së Kryesisë së PS.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po citonte emrin e gjeneral Bajram Begajt si kandidat për President, një nga gazetarët e pranishëm ka shprehur habi, të cilën e tregojë me anë të shenjave në mimikë, por dhe me hapjen e gojës.

Kujtojmë që në raundin e katërt nevojitet shumicë e thjeshtë, pra mjaftojnë vetëm 71 vota për zgjedhjen e Presidenti të Republikës.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!