Gjigandi i penelit Fatmir Haxhiu vjen në filmin dokumentar, Leka: Dëshironte që të mbetej një vepër

schedule19:35 - 3 Qershor, 2022

schedule 19:35 - 3 Qershor, 2022

Nga Leontina Nika

Jeta dhe vepra e një prej piktorëve të rëndësishëm të  shekullit të 20 vjen e rrëfyer përmes kujtimeve të miqve artistë dhe kritikëve të artit në filmin dokumentar realizuar nga Donika Mustafaj e cila fillimisht ndalet tek titulli.

I biri Artan Haxhiu, risjell ndërmend një çast të vitit 1984 kur i ati ishte me miq artist dhe thënien e tij tashmë e ka shkruar tek kujtimet. Piktori i njohur Gazmend Leka ndalet tek një moment shumë  i veçantë tek arti dhe koha. Rëndësi për Haxhiun kishte rezistenca e  një vepre. Mustafaj e vë theksin tek heshtja e gjatë ndaj tij.

Në këtë dokumentar pasqyrohet, tema e luftës dhe qëndresa heroike e popullit shqiptar në shekuj që u kthyen në  motiv kryesor i tërë krijimtarisë së artistit. Pa lënë mënjanë, peizazhin dhe portretin. Aktiviteti artistik i Fatmir Haxhiut ishte i ndërthurur edhe me atë pedagogjik, ku ai për vite me radhë ka kontribuar për diplomimin e brezave të rinj të piktorëve me emër. Nga viti 1970-1982 ka qenë pedagog i jashtëm i Institutit të Lartë të Arteve në atelienë e pikturës monumentale për kurset e III-ta dhe të IV-ta. Nga viti 1967 ka ushtruar krijimtarinë e tij duke qenë në profesion të lirë.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!