Ish-presidenti Bujar Nishani shpallet kryetar nderi i Këshillit Kombëtar të PD-së

schedule17:24 - 3 Qershor, 2022

schedule 17:24 - 3 Qershor, 2022

Partia Demokratike ka shpallur Kryetar Nderi të Këshillit Kombëtar, ish-presidentin Bujar Nishani, i cili u përcoll një ditë më parë për në banesën e fundit, pasi u nda nga jeta të shtunën e kaluar në një spital në Gjermani.

Që në nisje të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, kreu i këtij Këshilli, Edi Paloka, ftoi të pranishmit që të mbajnë një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Nishani.

Paloka: Dje përcollëm me dhimbje dhe i dhamë lamtumirën e fundit Presidentit Bujar Nishani. Sot ju fto që në kujtim të tij në respekt të zotit Nishani, që ka qenë dhe kryetari i parë i këshillit Kombëtar të PD, të mbajmë një minutë heshtje

Në emër të kryetarit të PD dhe kryesisë propozoj që për gjithë kontribution që ka dhënë për PD në vite, zoti Bujar Nishani të shpallet kryetar nderi i këshillit Kombëtar të PD-së.

/Abcnews.al/