Roberto Mancini, trajneri i Italisë, në prag të ndeshjes me Gjermaninë në Nations League, ka dalë para mediave dhe ka folur për disa tema, mes tyre edhe për Euro 2020 dhe humbjen ndaj Argjentinës.
“Fitorja e Europianit është pjesë e atyre magjive që ndodhin shpesh në turne të tillë dhe ne duhet të nisim punën për të rigjetur këtë magji. Duhet kohë dhe shumë punë, por jemi të bindur që do t’ia dalim.
Argjentina ishte shumë më mirë dhe na vuri poshtë si asnjë skuadër tjetër në këto tre vite e gjysmë që unë jam këtu, megjithatë duam të kthejmë faqe shpejt.
Kemi shumë ndryshime në organikë, megjithatë synimi është i njëjtë, të rikthehemi sa më shpejt në nivelet më të mira”, u shpreh kampioni i Europës, Roberto Mancini. /abcnews.al