Çfarë ndodh natën dhe herët në mëngjes në malin e Tomorrit: Kamerat fiksojnë gjithçka

schedule15:17 - 3 Qershor, 2022

schedule 15:17 - 3 Qershor, 2022

 Vendosja e kamerave kurth në malin e Tomorrit ka nxjerrë në pah prezencën e një numri të madh të kafshëve të egra në këtë park. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat, para kamerave kalojnë një dre, një derr i egër si edhe kafshë të tjera më të vogla.

Numri i kafshëve të egra si edhe shpendëve është rritur ndjeshëm në vend pas moratoriumit të gjuetisë që u aplikua disa vite më parë. /abcnews.al