Blinken kritikon Kinën për “gjenocidin dhe shtypjen” e minoritetit mysliman të Ujgurëve

schedule00:20 - 3 Qershor, 2022

schedule 00:20 - 3 Qershor, 2022

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken kritikoi të enjten “gjenocidin dhe shtypjen” ndaj komunitetit mysliman të ujgurëve nga ana e Kinës.

Vërejtjet e Blinken erdhën në prezantimin e raportit vjetor të departamenti amerikan të shtetit (DASH) mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, që përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtetet e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët.

“Kina vazhdon gjenocidin dhe shtypjen e ujgurëve kryesisht myslimanë dhe grupeve të tjera të pakicave fetare. Që nga prilli i vitit 2017, më shumë se një milion ujgurë, kazakë etnikë, kirgize dhe të tjerë janë ndaluar në kampet e internimit në Xinjiang”, tha Blinken.

Kina fillimisht mohoi ekzistencën e ndonjë kampi internimi në Xinjiang, por në vitin 2018 tha se kishte ngritur “qendra të trajnimit profesional” të nevojshme për të frenuar atë që tha se ishte terrorizmi, separatizmi dhe radikalizmi fetar në rajon.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vende të tjera kërkuan të enjten që Organizata Ndërkombëtare e Punës të ngrejë një mision për të hetuar abuzimet e dyshuara në provincën kineze Xinjiang dhe i kërkuan Pekinit të lejojë akses të papenguar./REL/