Lëvizja Vetëvendosje protestë paqësore në Prishtinë

schedule16:42 - 26 Prill, 2019

schedule 16:42 - 26 Prill, 2019

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një protestë paqësore në Prishtinë, ku u kërkua shkarkimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi. Gjithashtu u kërkua dhe largimi i prokurorëve të emëruar politikisht.

Nën thirrjet, “Lumez Ik” ka nisur protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes së cilës është kërkuar shkarkimi i kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ata kanë kërkuar largimin edhe të  prokurorëve të emëruar politikisht si dhe nisjen e hetimeve të skandaleve siç u tha të kësaj qeveria korruptive si dhe hetimin e pasurisë së paligjshme.

Gjatë protestës disa studentë të fakultetit juridik kanë simuluar duke luajtur rolin e gjyqtarët dhe duke dënuar kështu presidentin, kryeparlamentarin, kryeprokurorin Lumezi dhe Ministrin e Infrastrukturës Pal Lekajn.

Protestat e lëvizjes Vetëvendosje nuk do të ndalen me kaq. Ata kanë paralajmëruar protesta edhe në të ardhmen derisa sipas tyre qëllimi I qytetarëve të Kosovës të realizohet. /abcnews.al