Kanceri i lëkurës, apo siç njihet ndryshe si melanoma, vitet e fundit po gjen përhapje edhe tek të rinjtë.
Nëse më parë mjekët e hasnin këtë sëmundje vetëm tek të moshuarit, tani nuk po përjashtohen as moshat pediatrike.
Mjekja dermatologe Entela Shkodrani thotë se gjatë muajit maj është rritur numri i vizitave, deri në 3 pacientë në ditë.
“Edhe në vendin tonë sipas statistikave të Institutit të Shëndetit Publik ka një rritje të numrit të rasteve me melanoma dhe jo vetëm kaq, por ka një rritje të numrit të rasteve në moshat e reja. Tani kemi dhe raste në mosha të reja. Unë personalisht shoh dy ose tre persona në ditë me kancer në lëkurë”, thotë mjekja,
Pandemia e Covid -19 bëri që qytetarët të neglizhonin vizitat për shqetësimet e tjera. Si pasojë një pjesë e madhe e rasteve janë paraqitur në gjendje të agravuar.
Stina e verës sjell një risk të shtuar për prekjen nga melanoma.
Është shumë e rëndësishme që nishanet mishtorë të ruhen nga dielli. Nëse vihen re ndryshime në formë apo në ngjyrën e nishanit, menjëherë duhet të bëhet një vizitë tek specialisti.
/abcnews.al/