Zelensky: 20% e territorit të Ukrainës është në kontrollin e forcave ruse

schedule13:11 - 2 Qershor, 2022

schedule 13:11 - 2 Qershor, 2022

Forcat ruse aktualisht kanë në kontroll rreth 20% të territorit të Ukrainës, tha presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi në parlamentin e Luksemburgut, shkruan The Guardian.

Ne duhet të mbrohemi kundër të gjithë ushtrisë ruse. Të gjitha formacionet ushtarake ruse janë pjesë e këtij agresioni,” tha ai.

Ai tha gjithashtu se 100 ukrainas po vdesin çdo ditë në Ukrainën lindore dhe 450-500 të tjerë mbetën të plagosur në fushëbetejë. Ndërkohë zyrtarët perëndimorë thanë se vlerësimi i Ukrainës se po humbet 60 deri në 100 trupa në ditë të vrarë është shumë i besueshëm.

Gati 12 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, dhe mbi pesë milionë prej tyre – kryesisht gra dhe fëmijë  janë larguar jashtë vendit, tha ai.

Zelensky pohoi gjithashtu  se Rusia ka humbur më shumë se 30,000 ushtarë- më shumë se viktimat e përgjithshme sovjetike gjatë luftës në Afganistan në 1979-89 dhe dy luftërave çeçene në 1994-2000.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!