Ministria e Jashtme e Ukrainës ka deklaruar se po bashkëpunon me vende të tjera si pjesë e fushatës së saj për t’i dhënë fund bllokadës të porteve, në mënyrë që të rifillojnë eksportet e grurit, sipas BBC.
Kievi thotë se dëshiron që OKB-ja të ndërhyjë për të rikthyer aksesin e saj në Detin e Zi, në mënyrë që të mund të rifillojnë dërgesat e prodhimeve bujqësore. Anijet ruse po pengojnë anijet ukrainase të largohen nga porti – që do të thotë se miliona tonë drithë nuk mund të eskportohen. Shumë vende tani përballen me mungesën e grurit dhe mungesa e furnizimit po kontribuon në rritjen e çmimeve për ushqimet kryesore.
“Ne u bëjmë thirrje vendeve, të cilat mund të vuajnë më shumë nga agresioni rus kundër Ukrainës, që të përdorin kontaktet e tyre me Moskën për ta detyruar atë të heqë bllokadën e porteve detare të Ukrainës dhe t’i japë fund luftës”, shkroi në Facebook zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Oleg Nikolenko.
Një numër vendesh afrikane janë goditur nga rritja e çmimeve dhe kreu i Bashkimit Afrikan, presidenti senegalez Macky Sall, ka thënë se do të takohet nesër me Vladimir Putinin për të diskutuar krizën.
/abcnews.al