Partizani po punon për sezonin e ardhshëm dhe pritet të ketë afrime dhe largime. Sigurisht puna do të nisë edhe me rinovimet.
Panorama Sport shkruan se Alban Hoxha dhe “Demat” pritet të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në vijim.
Portieri është pjesë e rëndësishme e ekipit dhe në kampin e kuq nuk heqin dorë prej tij. Ndërkohë po shikohet edhe për përforcimet.
I njëjti burim raporton se Partizani po tenton të marrë nga Vllaznia sulmuesin Victor Da Silva. Shkodranët po tentojnë të rinovojnë me të. / abcnews.al