Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në kryqëzimin e Libonikut, të njohur si një nga “njollat e zeza” për policinë e qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se një automjet është përplasur me një motor e për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i këtij të fundit.
I lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al/