Ukraina është nën pushtimin rus që nga 24 shkurti. Lufta ka shkatërruar qytete, ndërsa miliona banorë janë larguar.
Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky ka pranuar së fundmi se vendi humb çdo ditë deri në 100 ushtarë, ndërsa rreth 500 të tjerë mbeten të plagosur në fushëbetejë.
“Situata në lindje është shumë e vështirë”, tha Zelenskyy për agjencinë amerikane Newsmax.
“Ne po humbasim 60 deri në 100 ushtarë në ditë, të vrarë në aksion dhe rreth 500 njerëz të plagosur në aksion”, tha ai.
Zyrtarët perëndimorë thanë se vlerësimi i Ukrainës se po humbet 60 deri në 100 trupa në ditë të vrarë është shumë i besueshëm. g.v/abcnews.al