Mirjana shkoi deri në fund të lojës shumë e vendosur. Lojtarja refuzoi vazhdimisht ofertat që i dha bankieri pasi kishte shumat më të mëdha në lojë. Ajo nuk arriti të gjente figurën misterioze. Më pas, ndonëse eliminoi 10 mijë euro, Mirjana nuk pranoi asnjë ofertë.
“Do të ngel me zero. Le të dalë ku të dalë”, tha Mirjana pasi refuzoi ofertën nga bankieri ndërsa kishte ngelur mes 0.2, 0.5 dhe 4 mijë euro. Kur hoqi nga loja 0.5 euro, bankieri dha ofertën prej 325 eurosh, të cilën e refuzoi sërish. Sa kishte në kutinë e saj: 0.2 apo 4 mijë euro?
/abcnews.al