Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kosova është pjesë territoriale e Serbisë”, Arifaj: Deklaratat e Vuçiç janë populiste

schedule19:31 - 1 Qershor, 2022

schedule 19:31 - 1 Qershor, 2022

Analisti kosovar Ardian Arifaj në një lidhje me “Radari Informativ” në Abc i gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar deklarata e bëra nga presidenti i serb, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se Kosova dhe Metohia janë pjesë territoriale e Serbisë.

Arifaj theksoi se kjo është një deklaratë populiste e Vuçiç, i cili e di shumë mirë se Serbia nuk do të integrohet së shpejti në BE, prandaj ai po e shfrytëzon për vota.

Ndërkohë theksoi se lufta në Ukrainë ka bërë që perëndimi të tolerojë Vuçiçin, nga frika se mos Serbia kthehet nga Rusia.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Shqipëria për herë të parë merr presidencën e KS, kur ne marrim një pozicion të rëndësishëm problemi kryesor është Kosova në arenën ndërkombëtare, sa mundësi lobimi ka?

Arifaj: Shqipëria ka bërë shumë dhe është e gatshme të flasë në emër të Kosovës në çdo forum ndërkombëtar dhe tani kjo mundësi në KS, është një mundësi shumë e mirë që të përmendet Kosova. Ky është një forum që respektohet në të gjithë botë, kjo është ajo që kemi dëshirë ne. Duhet të jemi realist që sot vota ndodhet një një situatë shumë të rëndë, dëgjojmë të flitet për Ukrainën, rrezikun që i kërcënohet gjithë botës nga kriza në Ukrainë, qoftë për mungesës së drithërave, gazit dhe kufizimeve të tjera. Ka aq shumë probleme që po përballet me globi, prandaj bota nuk ka vesh të dëgjojë për Ballkanin perëndimor dhe Kosovën sot.

Xhokaxhi: Ballkanin perëndimor nuk është jashtë vëmendjes së Europës. Nuk ishte surprizë që Vuçiç në fjalën e tij të fliste për Kosovën dhe Metohinë si pjesë terroitoriale të Serbisë, kjo u duk e tepruar, pasi pa njohjen e Kosovës Serbia nuk mund të jetë pjesë e BE. Si e gjykon këtë fjalim të Vuçiç?

Arifaj: Ka qenë një fjalim populist, por është dhe një detaj shumë i rëndësishëm që lidhet me integrimin. Vuçiç e di që integrimi europian është shumë larg. Edhe nëse do të hyjë Serbia në BE nuk do të ndodhë kur Vuçic të jetë në pushtet, prandaj shfrytëzon populizmin. Pra ajo që po shohim është ngadalësim i proceseve integruese. Kjo na sjell dhe tek projektet si Ballkani i Hapur, që në esencë kanë zëvendësimin e integrimit në BE, nuk ka një prespektivë të qartë. Nuk ka asgjë të qartë për Ballkanin perëndimor në BE, këtë e di edhe Vuçiç prandaj po përdor populizmin. Ku foli për Kosovën tha që Serbia është e gatshme për kompromis në Kosovë.

Xhokaxhi: Por kompromis si, kjo është pyetja?

Arifaj: Jam i sigurtë që edhe vetë Vuçiç nuk e di se për çfarë kompromisi është duke folur.

Xhokaxhi: Vuçiç u shfaq pak më u frymëzuar edhe për shkak të situatës në Ukrainë?

Arifaj: Defenitivisht, në fakt lufta në Ukrainë e ka fuqizuar Vuçiçin, sepse e ka bërë perëndimin që të tolerojë më shumë Vuçiçic, nga frika se mos kthehet nga Rusia, kjo toleranca është dhe zhgënjimi më i madh që shprehet nga liderët kosovarë.

Xhokaxhi: Pavarësisht qëndrimeve të Beogradit, ajo që vijon të ecë është Ballkani i Hapur, duket se dhe Abazovi do ta bashkojë Malin e Zi me këtë nismë?

Arifaj: Në fakt kryeministri Abazoviç ishte i qartë se është në favor të çdo niste për integrimin e rajonit. Ajo që po mungon në këtë debat është një mirëkuptim për pozicionin e Kosovës. Kosova kërkon të trajtohet si e barabartë.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!