Në mesin e gjithë thashethemeve për të, reagon Bora: Kjo është jeta ime e vërtetë

schedule18:32 - 1 Qershor, 2022

schedule 18:32 - 1 Qershor, 2022

Në mesin e një sërë lajmesh dhe spekulimesh për të, Bora Zemani ka publikuar një video emocionuese që ka të bëjë me djalin e saj, Arborin. Moderatorja ka uruar të birin për 1 Qershor me një video, në të cilën ka mbledhur momentet më të bukura me të.

“Jeta ime e vërtetë! Ajo pjesa e bukur që më mbush shpirtin plot! Gëzuar i vogli im i madh sa bota! Gëzuar 1 qershorin kalamaja!”, ka shkruar moderatorja duke treguar se kjo është jeta e saj e vërtetë dhe pjesa më e rëndësishme që i përmbush shpirtin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Kujtojmë që Bora ka qenë kryefjalë e mediave gjatë muajve të fundit për shkak të raportit me Donald Veshajn. Moderatorja dhe aktori janë parë disa herë pranë njëri-tjetrit për shopping por ende nuk kanë konfirmuar publikisht se janë rikthyer bashkë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!