Milan tashmë është blerë zyrtarisht nga “RedBird”, teksa ditën e sotme është mbajtur edhe një konferencë nga pronarët e rinj.
Në këtë konferencë është konfirmuar qëndrimi i Paolo Maldinit si drejtoj te kuqezinjtë, me pronarin e “RedBird”, Cardinale që theksoi se gjithçka mes tyre shkonte siç duhet dhe do të vazhdojnë punën së bashku në skuadër.
“E urrej humbjen. Unë dua të fitoj”, deklaroi Cardinale në fund të konferencës së tij. /f.a/abcnews.al