Rusia i ndërpret furnizimin me gaz Danimarkës, për shkak të mospagesës në rubla

schedule14:55 - 1 Qershor, 2022

schedule 14:55 - 1 Qershor, 2022

Kompania më e madhe e energjisë së Danimarkës tha se Rusia ka ndërprerë furnizimet me gaz të mërkurën, sepse kompania ka refuzuar që të paguajë me rubla, shkruan apnews

Rusia më herët i kishte ndërprerë furnizimet me gaz natyror për Finlandën, Poloninë dhe Bullgarinë, pasi këto shtete refuzuan që të paguajnë me rubla për këtë lëndë. Po ashtu, të martën Moska ndërpreu furnizimet edhe për Holandën.

Kompania e energjisë së Danimarkës, Ørsted, tha se pret që të jetë në gjendje ende t’i furnizojë konsumatorët e saj. Presidenti rus, Vladimir Putin, pas vendosjes së sanksioneve nga Perëndimi, ka thënë se “blerësit nga shtetet jomiqësore” duhet të hapin dy llogari bankare në bankën shtetërore Gazprombank, dhe në një prej tyre të paguajnë me dollarë ose euro, dhe më pas në llogarinë tjetër ato të konvertohen në rubla.

Sipas të dhënave të autoriteteve daneze, pothuajse 25 për qind e gazit vjen nga Rusia. Agjencia për Energji e Danimarkës tha se ndërprerja e furnizimeve nuk do të ketë pasoja të menjëhershme.

Vendimi I Rusisë për t’i ndërprerë furnizimin me gaz Danimarkës do ta detyrojë Danimarkën në vijimësi që ta blejë gazin në tregun europian të gazit. Në Danimarkë, pothuajse 380,000 familje përdorin gazin natyror për ngrohje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!