Turqia do të ndryshojë emrin. Vendi i ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për të ndryshuar emrin, Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Lajmin e bëri të ditur ministri i jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, cili tha se ky proces është nisur për të rritur vlerën e vendit.
“Procesi i nisur nën udhëheqjen e presidentit tonë Erdogan për të rritur vlerën e vendit tonë ka ardhur drejt fundit. Me letrën e dërguar sekretarit të përgjithshëm, ne po regjistrojmë emrin e vendit tonë në gjuhët e huaja në OKB si “Türkiye”.
Ndërkohë, qeveria në Ankara ka nisur tashmë fushatën e reklamimit për emrin e ri, në të cilën janë përfshirë 30 milionë njerëz.
Emri i ri do të jetë edhe në produktet të prodhuara në vend. Kujtojmë se procesi për ndryshimin e emrit jashtë Turiqsë ka nisur që vitin e shkuar. Presidenti vendit Rexhep Erdogan është shprehur se ndryshimi po bëhet për të përfaqësuar dhe shprehur kulturën dhe vlerat e kombit turk, “në mënyrën më të mirë të mundshme. /abcnews.al/