Pas sulmeve në Khrerson, të shumta kanë qenë akuzat drejtuar ushtrisë ruse, për tortura kundrejt civilëve. Një mjek në spitalin e këtij qyteti tha se kishte parë pacientë me djegie nga hekurat dhe cigaret, shenja të goditjes elektrike, mbytjeje, fraktura dhe mavijosje të rënda, sipas BBC.
Një tjetër, tha se ishte dhunuar aq shumë sa i kishte rënë të fikët, ndërsa një gazetar, tha se i ishin thyer katër brinjë.
“Në Kherson, tani njerëzit po zhduken gjatë gjithë kohës,” tha një banor, prindërit e të cilit mbeten të bllokuar në qytet.
Autoritetet ruse nuk iu përgjigjën një kërkese të BBC-së për të dhënë një koment me qëllim verifikimin e këtyre ngjarjeve. Por Human Rights Watch dhe misioni i OKB-së për të drejtat e njeriut brenda Ukrainës kanë thënë se po hetojnë për keto raste.
“Këto që po shikojmë janë krime lufte,” është shprehur Belkis Wille, nga Human Rights Watch.
/abcnews.al