Kristjan Asllani është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në Serie A. Mesfushori vlerësohet si një nga të rinjtë më të mirë në kampionatin italian.
Milani e Interi janë dy nga klubet që e duan mesfushorin e Empolit dhe së fundmi ka dhënë një intervistë për “calciomercato” Armand Duka, presidenti i FSHF.
Ai ka preferencën e tij për mesfushorin: “Asllani ka bërë një sezon fantastik dhe meriton të transferohet në një klub të madh. Do të doja ta shihja tek Interi, por si titullar.
Është në moshë të re dhe më mirë të qëndrojë aty ku është e të luajë, sesa të rrijë në stol në një skuadër të madhe”. / abcnews.al